Arrestimi i komisionerëve të Dajçit, kandidati humbës apel rivalit fitues të dorëhiqet
Pas arrestimit se 4 komisionereve te qendres se votimit te fshatit Dragushe ne komunen e Dajçit ne Lezhe, te cilet akuzohen per fallsifikim te zgjedhjeve te 8 majit 2011 ne kete njesi vendore ka reaguar ish- kandidati i Aleances per te Ardhmen, Rrok Rroku.Gjate deklarates per mediat ai i ka bere thirrje kreut aktual te Komunes, i cili i perket Partise Demokratike qe te jape doreheqjen, pasi mandati i tij nuk eshte legjitim.Ai ka shtuar me tej se do ti beje shkrese zyrtare dhe kryeministrit Rama qe ta shkarkoje nga detyra, pasi nuk mund te vijoje mandatin me vota te vjedhura.Arrestimi i 4 nga komisionereve, te cilet i perkasin Partise Socialiste, jane arrestuar naten e mbremshme nga policia e Lezhes, ndersa 4 komisioneret e shpallur ne kerkim te cilet i perkasin Partise Demokratike kane mundur te largohen, por sipas ish-kandidatit Rroku ata jane njoftuar nga zyrtare te larte te policise qe te largohen dhe ti shpetojne pranga te policise.