Vlora dhe projektet e 2014-ës, Dervishi: Qeveria do ofrojë mbështetje dhe investime
Viti 2014 do të jetë një vit ndryshimi për qarkun e Vlorës. Kështu eshte shprehur prefekti, Besnik Dervishi, cili ka bere me dije se vitin e ardhshem ne kete qark do te prezantohen dhe konkretizohen nje sere projektesh, te cilat do te ndikojne jo vetem ne permiresim te infrastruktures se qytetit si nje zone turistike, por do te ndikojne edhe ne punesimin e mjaft qytetareve te ketij qarku.Dervishi eshte shprehur se viti 2014 do te jete nje periudhe rimekembje e qarkut te Vlores, i cili gjate qeverisjes se meparshme ishte lene jashte vemndjes dhe mbeshtetjes se investimeve, pavaresisht rolit kyç qe ka ky qark ne zhvillimin e turizmit dhe ekonomise, jo vetem ne buxhetin e shtetit por qe jep efekt edhe ne menyre direkte ne jeten e banoreve te tij.“Lungo Mare”, eshte nje nga prioritetet me te medha te qeverise ‘Rama’, e cila pritet te ndryshoje rrenjesisht pamjen e bregdetit, duke ofruar per turistet nje panorame, te cilen duhet ta kete nje vend turistik, i cili gjate sezonit veror terheq nje numer te larte pushuesish jo vetem nga Shqiperia dhe Kosova, por edhe nga shtetet e tjera.