Pogradec, makina bie në humnerë, humbet jetën një person
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2013, 22:30
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme me pasojë vdekjen e një personi.Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë doganës së Tushemishtit në Pogradec, ku një automjet me targa shqiptare ka rënë në një humnerë.Aksidenti ka ndodhur në territorin maqedonas, dhe si pasojë e tij ka humbur jetën një person dhe ka mbetur i plagosur rëndë një tjetër.Ende nuk bëhen të ditur identitetet e dy personave të aksidentuar, por dyshohet që të jenë nga Pogradeci.Njëri prej të plagosurve nga aksidenti ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Ohrit, ku u transportua me urgjencë.