Radhë të gjatë për kolaudimin e automjeteve
Qytetarët shqiptarë qëndrojnë në radhë me orë të tëra për kolaudimin e automjeteve edhe pse është një ditë feste.Frika se vitin 2014 mund të paguajnë më shumë taksa si pasojë e ndryshimit të sistemit të taksave por edhe si rezultat i detyrimit për të paguar detyrimet për automjetet për dy vite kalendarike bashkë ka bërë që me dhjetëra qytetarë të presin gjatë vetëm për të përfunduar kolaudimin brenda 2013. Drejtuesit ankohen dhe përcaktojnë këtë situatë si të papranueshme.Ky shërbim u dha me koncension nga qeveria shqiptare 4 vite më parë dhe prej atëherë ankesat kanë vërshuar lumë për përmisim shërbimi e reduktim të abuzimeve. Madje shpesh tenderi është përfolur të ketë qenë klientelist.Taksa e detyrueshme ligjore e kolaudimit është 1800 lekë. Në Shqipëri ka 550 mijë pronarë e përdorues mjetesh, shumë prej të cilëve denoncojnë se po zhvaten nga kjo skemë monopoliste e kolaudimit të mjetev motorike që posedojnë.