Fëmijët e sëmurë në QSUT: Duam ilaçe, jo dhurata

Sara është 7 vjeçe dhe vuan nga leucemia. Ajo ka muaj që është e shtuar në shërbimin e onko-hemopatolologjisë në QSUT. Si dhjetra fëmijë të tjerë që trajtohen në këtë shërbim, data 31 dhjetor vjen si një ditë e zakonshme, sërish terapi i njëjti ambjent, ndryshimi i vetëm është një dhomë më e zbukuruar dhe kjo dhuratë për festën. Por dhe Sara ka dëshirat e urimet e saj që i përcjell siç do fëmijë babagjyshit.Për shkak se Sarës i duhen muaj të tërë që të trajtohet në këtë shërbim, nëna e saj thotë se dhurata janë një gëzimi i momentit për këtë fëmijë, por lutja është për medikamentet të cilat QSUT-së i mungojnë.Ministria e shëndetësisë në bashkëpunim me atë të arsimit kanë një marrëveshje që fëmijët të cilët janë të detyruar të rrijnë gjatë në spital ti ofrohen mësimdhënie falas për lëndë bazë. Kjo është e vlefshme edhe për Sarën e cila u detyrua të mos përfundonte klasën e parë në bankat e shkollës.