Aksident në Baldushk, e përplas autovetura, humb jetën drejtuesi i motorit
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Baldushk, ku një motor është përplasur me një autoveturë dhe për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i motorit.Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se përplasja e mjeteve ka qenë shumë e fortë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme drejtuesit të motorit, identiteti i të cilit nuk dihet ende.Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. Nga ana e bluve po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit që shkaktoi aksidentin, i cili mësohet se është larguar menjëherë nga vendngjarja.Ndërkohë disa orë më vonë një tjetër aksident është regjistruar në Rrugën e Kombit në afërsi të Fanit në Mirditë, ku për pasojë janë plagosur disa persona, mes tyre dhe një fëmijë.Mësohet se një furgon pasagjerësh i llojit Benz Sprinter, i cili ishte nisur nga Bajram Curri në drejtim të Tiranës, është goditur nga një makinë tjetër, tip kamionçinë.Nga përplasja, furgoni Benz ka çarë hekurat mbrojtës që ndodhen në mes të rrugës, ndërsa është vështirësuar edhe qarkullimi i mjeteve në këtë pjesë rruge.