Vlorë, tentohet të vidhet supermarketi, policia në kërkim të autorëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Dhjetor 2013, 22:27
Festat e fundvitit po përjetohen në mënyrën më të mirë jo vetëm nga fëmijët, por dhe hajdutët. Pas grabitjes të martën në Tiranë, ku katër persona të maskuar si Babagjyshë grabitën një argjendari në një qendër tregëtare, kësaj here radhën e ka pasur një supermarket në qytetin bregdetar të Vlorës.Persona të kamufluar dhe me armë kanë tentuar grabitjen e një supermarketi në kulmin e xhiros së tij për shkak të festave.Ngjarja ka ndodhurnë një supermarket në në rrugën Vlorë-Skelë, në zonën e “ish fabrikës së orizit”.Policia e Vlorës ka ngritur postblloqe në Bulevradin qëndror Vlorë-Skelë, për të bërë të mundur arrestimin e grabitësve.