Korçë, 27-vjeçari bllokohet në minierën e Lozhanit

Një 27-vjeçar dyshohet se ka humbur jetën pasi ka mbetur i bllokuar në në minierën e Lozhanit në Korçë.27-vjeçari Mirjan Bushi, ka hyrë në minierë paraditen e djeshme për të mbledhur skrap, por nuk ka dalë më prej aty.Bllokimi i të riut është denoncuar nga familjarët e tij. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e kërkim-shpëtimit të minierave, dhe policia të cilat po vazhdojnë punën për nxjerrjen e 27-vjeçarit