Mjerim edhe në festa, familja Koçi aty ku sot nuk ka festë
Ai quhet Festim, por si per ironi te fatit emri tij nuk e lidh aspak me atmosferen qe eshte duke u ndjere ne te gjitha familjet shqiptare te cilat jane duke kryer pergatitjet e fundit per te festuar nderrimin e viteve.Ne gjendje ekonomie te mjeruar, Festimi dhe bashkeshortja e tij me status invaliditeti, jetojne ne periferi te Elbasanit ne nje banese ku çatia e saj kercenon jeten e çiftit Koçi, nga momenti ne moment.Gjendja e tyre eshte renduar edhe me teper pas humbjes se jetes se djalit te tyre, ku pikellimi prinderor tashme eshte bashkuar me gjendjen e keqe ekonomike.Natasha, gruaja e Festimit, shprehet se sot ata nuk kane çfare te festojne pasi mundesite nuk ekzistojne.Mungesa e nje pune stabel e kryefamiljarit ka sjelle kete situate e cila ne fakt nuk eshte e vetmja ne vendin tone.Pensioni i invaliditetit,ndihma nga banoret e lagjes dhe sigurimi i ndonje pune ne dite te veçanta jane te vetmet te ardhura per kete familje te cilat sherbejne vetem per te mbijetuar, nderkohe qe festa e Vitit te Ri dhe shpenzimet apo pergatitjet ne kete banese te sajuar do te ishin nje tabu.