LSI dhurata në pediatri, Kapurani: 2014-ta,viti i ndryshimeve të mëdha

Festa e nderrimit te viteve nuk harron as femijet e semure qe jane te shtruar ne pediatrine e spitalit te Korçes. Me nje xhest human deputeti i Levizjes Socialiste per Integrim, Pirro Kapurani, sebashku me te rinjte e LRI zgjodhen qe ne prag te ketij fundviti te jene prane vogelusheve me probleme shendetsore , per t’iu falur atyre sadopak buzeqeshje nepermjet disa dhuratave speciale.LSI eshte nje force qe ka mbeshtetur dhe do te mbeshtese gjithmone femijet dhe shtresat ne nevoje, ka thene Pirro Kapurani, ndersa uroi keta femije dhe gjithe shqiptaret per festat e fundvitit.Nder te tjera deputeti i LSI tha se viti 2014 do te jete viti i ndryshimit per te gjitha kategorite shoqerore,si per femijet me probleme shendetësore ashtu edhe per familjet e varfra te qarkut te Korçes dhe LSi do te jete e para qe do t’iu gjendet prane ketyre shtresave nepermjet politikave dhe projekteve te saj, te cilat kjo force politike do ti vere ne jete pergjate 2014-es.