Tentativë për grabitje në Vlorë, persona të armatosur e maskuar hynë në supermarket

Nje prej supermarketeve me te me medhej ne qytetin e Vlores, eshte tentuar te grabitet gjate mbremjes se djeshme nga disa persona te maskuar dhe te pajisur me arme zjarri tip pistolete, por qe jane terhequr ne momentin e fundit dhe askush nuk mund te japë shpjegim pse.Nga informacionet e marra prane vendgjarjes, mesohet se ky subjekt punonte me orar te zgjatur, si pasoje e fluksit te qytetareve me rastin e festes dhe duket se kjo ka qene arsyeja e grabitesve per te ndermarre kete veprim, me idene se shuma e lekeve te xhiros mund te kete qene e konsiderueshme dhe e kenaqshme per ta.Pjesa e fundit e personelit ka qene ende brenda ambjenteve te supermarketit, kur nje prej person eshte vene re qe po tentonte te hynte nga dera kryesore brenda ne ambjentet te tij, por ne momentin e fundit eshte terhequr duke u larguar me 2 personat e tjere qe e shoqeronin, te pakten kaq mendohet te ishte grupi i grabitesve.Forcat e policise te mbereitura ne vendgjarje, kane rrethuar te gjithe zonen, si dhe bulevardin Vlore-Skele, duke ushtruar kontrolle ne te gjithe bllokun e pallateve me qellim kapjen e tyre, te cilet dyshohej se ishin fshehur pikerisht ne kete zone, por qe nuk kane mundur ti ndalojne.Policia shkencore ka sekuestruar kamerat e sigurise si dhe ka mbledhur provat e lena ne vendgjarje dhe tashme ka nisur hetimet per kete grabitje te mbetur ne tentative, arsye per te cilat askush nga personeli nuk mund te jape shpjegim, veç personave qe jane terhequr nga misioni i tyre pikerisht ne momentin e fundit.Nje dite me pare serish ne qytetin e Vlores eshte grabitur nje dyqan argjendarie, por nga ana e Drejtorise se policise se Vlores, kjo grabitje nuk u publikua ne komunikaten zyrtare te ketij institucioni.Keto ngjarje, te cilat mund te shenojne edhe me teper deme, per faktin se personat jane te gjithe te armatosur ndodhin pikerisht ne kohen kur nga te gjitha strukturat e drejtorise se policise se qarkut Vlore flitet per siguri dhe marrje te masave per rendin publik, por qe ne fakt po ndodh e kunderta, te pakten persa i perket dy diteve te fundit dhe ende nuk ka asnje person te ndaluar nga efektivet e policise lokale te ketij qyteti.