Xheka:Mësuesit paguajnë vetë për transportin, nuk rimbursohen

Që nga muaji shtator e deri më tani, 650 mësues nuk kanë marrë kuotën mujore për transportin.Shuma që merrnin mësuesit e sistemit parauniversitar në këtë rast është 8000 lekë por për tre muaj kjo shumë nuk u është kthyer por i është mbajtur nga paga arsimtarëve.Këtë denoncim e bëri publik Ana Xheka, presidente e federatës së sindikatave të pavaruara të arsimit.Përveç këtij rasti që deri më tani nuk ka patur asnjë reagim nga ministria e arsimit, konfederata e sindikatave të pavarura kanë përcjell edhe shqetësimet e tjera në arsim si mungesa e kapaciteve në shkolla për nxënësit, infrastruktura e dobët, mosinvestimi, mungesa e sitemit të ngrohjes. Denoncime dhe thirrje këto që i shkojnë ministrisë së arsimit dhe sportit.