SMS në murin e Kryeministrisë, Arvizu:Uroj që 2014 të jetë ‘Viti i Shqipërisë’
Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, i akredituar në vendin tonë i është bashkuar nismës “Shqipëria uron, Shqipëria dhuron”, projekt i Kryeministrisë me rastin e festave dhe që synon të mbledhë fonde që do të përdoren për bamirësi.“Uroj sinqerisht që 2014 të jetë ‘Viti i Shqipërisë’ - një vit me të cilin mund të krenoheni të gjithë! Gëzuar Vitin e Ri dhe urimet më të mira nga miqtë tuaj në Ambasadën Amerikane! Alex Arvizu”.Çdo qytetar mund të dërgojë një sms në numrin 067 40 67 677 me urimin përkatës, dhe ky urim do të shfaqet me shkronja drite në fasadën e selisë së qeverisë këtu në kryeqytet.“Muri i kryeministrisë kthehet cdo natë në ëall për të lënë mesazhe urimesh në këtë kohë festash. Urimet (përmes numrit 0674067677) do të prodhojnë edhe një fond modest bamirësie. Kështu një urim për njeriun e zemrës, familjen, miqtë e të afërmit, është edhe një dhuratë për dikë që ka nevojë për dorën e shtrirë të solidaritetit tuaj. Shqipëria dhuron duke uruar, bëje edhe ti, lër mesazhin tënd në një ëall festash mbi murin e kryeministrisë”, shkruan Rama.