Komisioni për Ekonominë dhe Financat miraton në tërësi paketën fiskale

Miratohen nen për nen projektligjet për paketën fiskale me disa ndryshime të vogla dhe mes debateve. Debate ka shkaktuar çështja e kontributeve të vetëpunësuarve në bujqësi. Zv.ministrja, Milva Ikonomi, deklaroi se shuma që duhet të paguajnë të vetëpunësuarit mbetet e njëjtë.Një tjetër ndryshim në paketën fiskale ishte edhe përjashtimi nga TVSH për kompanitë e kërkimit të hidrokarbureve.Gjithashtu Komisioni i ekonomisë dhe financave miratoi edhe vendosjen e akcizës për pijet energjike me rreth 50 lekë për litër.Mazhoranca ndër të tjera premtoi se vitin që vjen do të përgatisë një tjetër paketë me ligje për ti ardhur në ndihmë biznesit në vend.