Vdes nga malarja nga 41-vjeçari nga Vlora, rasti i parë pas 50 vitesh
Pas 5 dekadash, regjistrohet viktima e parë nga sëmundja e malarias. Viktima nga kjo sëmundje është Ridvan Kate 41 vjeç nga Vlora, i cili humbi jetën ne Kliniken e Semundjeve Infektive në QSUT.Mësohet se 41-vjeçari kishte punuar në Afrikë në shtetin e Guinesë për disa muaj ku dhe u infektua, ndërsa vlen të theksohet fakti se ky është rasti i parë që humb jetën një person nga malarja nga dhjetëra punëtorë që punojnë në Afrikë.Pas sifilizit në vendin tonë janë shtuar rastet me sëmundjen vdekjeprurëse të malaries. Mjekët raportojnë për 50 raste të trajtuara në Klinikën e Sëmundjeve Infektive, kryesisht punëtorë shqiptarë sezonalë, që vijnë nga vende të prekura nga kjo sëmundje.Nderkohe qe mjeket kerkojne furnizimin e klinikes me medikamente pasi, malarja si semundje ka disa dekada qe eshte zhdukur, ndaj dhe nuk ka patur medikamente. Deri tani pacientët te ardhur nga jashte kane sjelle me vete perveç semundjes edhe ilaçet e tyre.