Rasti Chornovil, arrestohet i dyshuari i tretë
Autoritete e rendit në Ukrainë kanë arrestuar pesë të dyshuar në lidhje me rrahjen brutale të gazetares dhe aktivistes opozitare, Tetyana Chornovil. Shefi i Drejtorisë së Hetimit, Mykola Chynchyn, ka thënë se të pesë personat dyshohen për sulm ndaj gazetares.Autoritetet po ashtu kanë thënë se janë duke marrë në pyetje tre anëtarë të parlamentit, edhe pse nuk kanë bere të ditur emrat.Tetyana Chornovil, 34 vjeçe, është tërhequr zvarrë nga makina e saj dhe është rrahur brurtalisht të mërkurën, vetëm disa orë pas publikimit të një artikulli të saj, në lidhje me pasurinë e zyrtarëve të lartë qeveritarë.Nderkohë qindra demonstrues kanë vazhduar protestat jashtë Ministrisë së Brendshme të Ukrainës.Me fotografinë e Chernovil në duar, demostruesit kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm.Incidenti me gazetaren 34-vjeçare ishte në vazhdën e disa sulmeve të ngjashme ndaj aktivistëve dhe anëtarëve të opozitës gjatë javëve të protestave.