Lufta ndaj korrupsionit në Kinë
Në vitin e parë të administratës së tij, presidenti kinez Shi Gjin-Ping ka shpallur luftë në nivele të larta për të çrrënjosur korrupsionin. Përpjekjet për të frenuar shpërdorimet e qeverisë dhe kontrolli ndaj zyrtarëve të lartë i kanë siguruar atij lavdërime dhe kanë realizuar disa suksese, por disa njerëz thonë se duhet bërë shumë më tepër.Zyrtarët po përballen gjithashtu me më shumë mbikëqyrje publike. Kjo kronikë e një televizioni të Pekinit mbi dasmën tre ditore të të birit të një zyrtari ngjalli përçmim në publik. Më pas, ai u shkarkua.Disa media, si televizioni Dragon i Shangait kanë përdorur kamera të fshehta për të treguar se si zyrtarët ende vazhdojnë të gjejnë mënyra për të shmangur ndalimet për bankete dhe shpërdorim të fondeve publike.Në rrugën Yuetan të Pekinit – e njohur gjithashtu si rruga e ministrive, për shkak të zyrave të shumta të qeverisë që ndodhen në të – shitësit e pijeve alkoolike të shtrenjta kineze thonë se shitjet kanë ranë gjatë vitit. Administratori i këtij restoranti luksoz banketesh nuk pranoi të shfaqej në kamera, por thotë se puna ka rënë me rreth 30 për qind dhe se tani janë detyruar të japin katet e sipërme me qira.Gjatë takimeve të fundit, udhëheqësit e Kinës ranë dakord të lejohet më shumë transparencë rreth financave të qeverisë.Analistët thonë gjithashtu se në vend të një qasjeje nga lartë-poshtë kundër korrupsionit, duhet të kemi zgjerim të lirive të shprehjes, duke i dhënë publikut një rol më të madh në kontrollin e zyrtarëve.