Mbytet anija, vdesin 17 emigrantë nga Haiti

Shtatëmbëdhjetë klandestinë nga Haiti janë mbytur sot pasi anija e tyre u fundos në det në afërsi të ishujve të Karaibeve, bëjnë të ditura autoritetet lokale.Anija e cila transportonte emigrantët ilegal nga Haiti për në territorin britanik të Karaibeve është ndaluar nga policia.Gjatë tërheqjes për në port anija me klandestinët u mbyt.Policia arriti që të shpëtojë 33 njerëz, dhe ata po mbahen nga autoritetet.Komusari i policisë Colin Farquhar tha se emigrantët “do të riatdhesohen për në Haiti me rastin e parë”.17 trupat e pajetë të klandestinëve të mbytur janë gjetur nga policia.