Obama firmos projektligjin për buxhetin
Presidenti Barak Obama ka nënshkruar marrëveshjen dypartiake për buxhetin, të negociuar nga Kongresi këtë muaj. Presidenti e nënshkroi ligjin në Havai, ku po kalon pushimet me familjen.Buxheti lejon zhvillimin e aktivitetit të qeverisë federale për dy vjet, duke eliminuar rrezikun e një mbylljeje të qeverisë të ngjashme me mbylljen 16 ditëshe në tetor.Dhoma e Përfaqësuesve e kontrolluar nga republikanët ka pasur përplasje të shumta me Presidentin Obama lidhur me propozimet e Presidentit për shpenzime.Ligji i ri lehtëson disa shkurtime buxhetore që kishte miratuar më parë Kongresi dhe gjatë dekadës së ardhshme do të zvogëlojë me 23 miliardë dollarë borxhin publik prej 17 triliardë dollarësh.Obama firmosi gjithashtu edhe një projektligj që lufton ngacmimet seksuale në ushtri, por edhe 6 projektligje të tjera, të cilat tashmë kthehen në ligje në SHBA.Kongresi do të duhet të kalojë tashmë deri më 15 Janar, projektligjin e shpenzimeve fiskale prej 1.012 trilionë dollarë për vitin 2014.Por, analistët thonë se shpresat, për një epokë të re të bashkimit mes dy partive në Uashington DC, Demokratike e Republikane mund të jenë të nxituara.