Parashikimi ekonomik në botë për vitin 2014

Ekonomia globale mund të jetë duke hyrë në një fazë të re. Statistika të reja tregojnë se disa prej pasigurive, që karakterizuan pjesën më të madhe të vitit 2013 duket se po zhduken me fillimin e vitit të ri, megjithatë ekonomistët kanë rezerva.Megjithë përmirësimet e vazhdueshme, papunësia në Shtetet e Bashkuara vazhdon të jetë e lartë, kriza e borxhit në Evropë është larg kapërcimit dhe ekonomia kineze vazhdon të ngadalësohet.Në fund të 2013, më shumë njerëz gjetën punë në Shtetet e Bashkuara, ekonomia po rritet me një ritëm më të shpejtë gjatë 2 vjetëve të fundit dhe Kongresi miratoi një buxhet të ri, duke shmangur një mbylljeje tjetër të qeverisë federale.Në anën tjetër të Paqësorit, ekonomia e Kinës është ngadalësuar pas rritjes dyshifror prej dekadash me radhë. Por ndërsa përmirësimi i kërkesës ka të ngjarë të jetë me përfitime për shumë vende, nga Kamboxhia në Japoni, ekonomitë evropiane vazhdojnë të jenë të dobëta.Komisioni Evropian thotë se zhvillimi do të ngadalësohet në 18 vendet që përdorin euron, ndërsa papunësia ka të ngjarë të rritet pak në vitin 2014.Në Lindjen e Mesme, disa prej vendeve të Pranverës Arabe, që janë ende politikisht të paqëndrueshme, pritet të përjetojnë vështirësi ekonomike gjatë vitit 2014.Parashikimet ekonomike për 2014-tën janë pozitive edhe për Afrikën. Pas një zhvillimi vjetor prej 4.8 për qind në vitin 2013, Banka e Zhvillimit Afrikan parashikon që zhvillimi ekonomik i Afrikës të arrijë në 5.3 për qind, ritëm ky i nxitur nga zhvillimi i fuqishëm i sektorit të shërbimit si dhe rritja e sektorit të bujqësisë dhe minierave.