Egjipt, Vëllazëria Myslimane, organizatë terroriste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2013, 07:30
Qeveria ushtarake e Egjiptit cilësoi zyrtarisht Vëllazërinë Myslimane si organizatë terroriste, duke e fajësuar atë për vendosjen e një bombe në selinë e policisë që la 15 të vrarë.Një ministër i qeverisë tha se kjo nënkupton një ndalim për të gjitha veprimtaritë e grupit, duke përfshirë demonstratat.Autoritetet do të kenë kompetencën për të akuzuar çdo anëtar të lëvizjes si person i anëtarësuar në një organizatë terroriste.Kjo shënon shkallëzimin e masave shtypëse të ushtrisë kundër Vëllazërisë Myslimane që prej rrëzimit të presidentit të zgjedhur islamik të Egjiptit Mohamed Morsi në muajin korrik.