Skandali i korrupsionit në Turqi, Prokurori tërhiqet nga çështja
Prokurori turk, Muammer Akkas, tha sot se është larguar nga rasti i profilit të lartë të korrupsionit, i cili ka çuar në ndryshime madhore në qeverinë e këtij vendi.Zoti Akkas nëpërmjet një deklarate ka theksuar se “si prokuror publik më kanë parandaluar nga lansimi i hetimit” dhe shtoi se “me mjete të forcës policore, drejtësia i ishte nënshtruar presionit të hapur”.Këto hetime, në të cilat janë të përfshirë biznesmenë të lartë dhe familjarë të Ministrave, kanë shkaktuar ndryshime në qeveri nga ana e kryeministrit Recep Tayyip Erdogan, meqë tre ministra dje kanë dhënë dorëheqje.Kryeministri Erdogan ka zëvendësuar 10 Ministra, ndërsa ka deklaruar se hetimet ishin komplot i orkestruar nga jashtë pa mbështetje ligjore. Po kështu Erdogan ka shkarkuar disa shefa të policisë.Deklarata e prokurorit Akkas u bë një ditë pasi ai urdhëroi arrestimin e 30 të dyshuarve të tjerë, përfshirë ligjvënës dhe biznesmenë, në kuadër të hetimeve të zgjeruara për korrupsion.