Turqi, Erdogan riformaton qeverinë
Kryeministri turk Recep Tayip Erdogan ka njoftuar një riformatim masiv të qeverisë së tij pasi tre ministra dhanë dorëheqjen për shkak të hetimeve për korrupsion. Erdogan emëroi ditën e mërkurë 10 ministra të rinj pas bisedimeve të zhvilluara me presidentin e vendit, Abdullah Gyl.Një nga ministrat e dorëhequr, ai i Mjedisit Erdogan Bayraktar i bëri thirrje edhe vetë kryeministrit Erdogan që të dorëhiqej. Policia po heton dyshimet për transferim ilegal parash në Iran dhe rryshfete për projekte të ndërtimit. Bayraktar, ministri i Ekonomisë Zafer Caglayan dhe ai i Brendshëm, Muammer Guler braktisën postet e tyre pasi djemtë e tyre u arrestuan.Në Stamboll të tjera qindëra njerëz protestuan kundër korrupsionit në qeveri e ndërsa nuk munguan as përleshjet.Kryeministri turk e ka cilësuar hetimin e policisë si një lojë të pistë dhe ka thënë se është një komplot nga fuqi të huaja dhe turke për të diskretituar qeverinë e tij në prag të zgjedhjeve lokale në muajin mars.Për analistët cfarë po ndodh në Turqi është një "luftë pushteti" mes qeverisë së Erdoanit dhe imamit të njohur Fethullah Gylen, që ndodhet në Shtetet e Bashkuara, i cili ka shumë përkrahës në radhët e policisë dhe gjyqësorit