Bangkok, policia përplaset me protestuesit

Policia tajlandeze ka përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të shpërndarë protestuesit anti-qeveritar të mbledhur të enjten në Bangkok në përpjekje për të bllokuar zgjedhjet e reja.Demonstruesit kishin shtënë me gurë dhe sende të tjera në drejtim të policisë, ndërsa në një stadium kandidatët po tërhiqnin numrat gjatë shortit për renditjen në fletvotimet për zgjedhjet parlamentare të 2 shkurtit.Nuk ka të dhëna ende për numrin e të plagosurve.Prej tre muajsh, protestuesit kërkojnë dorëheqje të kryeministres Yingluck Shinaëatra.Ata kundërshtojnë zgjedhjet e planifikuara sepse besojnë se Yingluck do t’i fitoj – meqë ajo dhe aleatët e saj kanë fituar të gjitha zgjedhjet që nga viti 2001.Yingluck propozoi të mërkurën formimin e Këshillit Kombëtar për Reforma për të ndërmjetësuar në zgjidhjen e krizën.Propozimi i saj është refuzuar nga protestuesit, të cilët u zotuan të vazhdojnë me demonstrata të tjera dhe mosbindje civile.