Protesta në Ukrainë në mbrojtje të gazetares Chernovil
Qindra demonstrues u mblodhën përsëri sot jashtë Ministrisë së Brendshme të Ukrainës, një ditë pas rrahjes brutale të një gazetareje të njohur.Demonstruesit kërkuan dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm Vitali Zakharchenko. Sulmi ndaj gazetares Tetyana Chernovil ndodhi vetëm pak orë pasi ajo botoi një artikull që lidhej me zotin Zakharchenko.Disa demonstrues mbanin fotografi të zonjës Chernovil, e cila ka qenë edhe një nga udhëheqëset e demonstratave masive, të cilat kanë tronditur kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, për më shumë se një muaj, që kur Presidenti Viktor Janukoviç vendosi të pezullojë një marrëveshje me Bashkimin Evropian në favor të forcimit të lidhjeve me Rusinë.Ministria e Brendshme e Ukrainës thotë se policia beson se në rrahjen e gazetares Tetyana Chornovil, ishin të përfshirë tre vetë, dy prej të cilëve tashmë janë arrestuar.Gazetarja Tetyana Chornovil, 34 vjeçare, është tërhequr me dhunë nga vetura e saj dhe është rrahur brutalisht dje herët në mëngjes, afër kryeqytetit Kiev, vetëm disa orë pasi ishte publikuar artikulli i saj për pasurinë e zyrtarëve të lartë qeveritarë.Gazetarja Chornovil, që shkruan për faqen opozitare në Internet “Drejtësia Ukrainase”, është aktiviste e njohur, e cila disa herë ka mbajtur fjalime në protestat aktuale kundër qeverisë, që tash e disa javë po vazhdojnë në kryeqytetin Kiev.