Turqi, jep dorëheqjen ministri i ekonomisë

Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Zafer Caglayan, ka dhënë dorëheqjen pasi djali i tij është përfshirë në një skandal korrupsioni.24 persona janë akuzuar për korrupsion qeveritar dhe hetimi po vazhdon. Mes të  akuzuarve  është edhe djali i ministrit të Brendshëm dhe kreu i bankës shtetërore Halkbank. Në një deklarate Caglayan e dënoi këtë hetim duke e përcaktuar si një operacion të padenjë. Djemtë e dy ministrave akuzohen për korrupsion në projektet e zhvillimit urban dhe me lejet e ndërtimit.Kryeministri turk Rexhep Taip Erdoan ka kërcënuar disa ditë më parë se do i thyente krahët atyre kundërshtarëve që e kanë përdorur këtë proces hetimor për të tronditur qeverinë e tij. Analistet në Turqi  thonë se kryeministri shikon pas këtyre masave një lëvizje të fortë islamike, të udhëhequr nga kleriku Fethullah Gulen.Pasuesit e Gulen-it besohet se janë persona me ndikimi të madh si në gjyqësor ashtu edhe në polici. Por Gulen, i cili ka zgjedhur të jetojë në mërgim në Shtetet e Bashkuara, i hedh poshtë akuzat. Ai ka qënë dikur mbështetës i fortë i Partisë AK, veçanërisht në përpjekjet e saj kundër ushtrisë dikur tepër të fuqishme. Por tensionet janë rritur në muajt të fundit.