Papa Françesku mban fjalimin e parë të Krishtlindjeve “Urbi et orbi”

Papa Françesku ka uruar nga Vatikani të gjithë besimtaret katolike në të gjithë botën për festën e Krishtlindjeve.Në meshën e njohur si “Urbi et Orbi” të zhvilluar në sheshin Shën Pjeter në Vatikan, Papa Françesku ka lëshuar mesazhe për paqe dhe humanizëm.Në meshën e natës në Bazilikën e famshme të Shën Pjetrit, Papa Françesku I, në mënyrë kuptimplotw, u kujtoi besimtarëve se, "Jezusi nuk lindi në një familje të pasur. Ai u erdhi si dhuratë një çifti barinjsh, që ishin në atë shoqëri, ndër më të fundit në radhë, ndër më të përjashtuarit".Para një jave, Ati i Shenjtë i katolikëve në gjithë botën mbushi 77 vjeç, por kishte energjinë dhe pasionin e një të riu gjatë meshës më të rëndësishme të vitit. Në vend që t'ia linte një ndihmësi që të mbante statujën e Krishtit fëmijë, ai e bëri vetë atë punë dhe puthi gjurin dhe të skulpturës së Jezusit të porsalindur.Për Papa Françeskun  kjo është Krishtlindja e tij e parë në krye të Kishës Katolike. Ajo kurorëzoi nëntë muaj udhëtim nëpër sfidat e detyrës së re, në të cilat ai u përqëndrua në mënyrë të veçantë te të vobektit dhe të harruarit.