Egjipti formalisht shpall si "terroriste" Vëllazërinë Myslimane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2013, 18:19
Qeveria kalimtare e Egjiptit, që përkrahet nga ushtria, e ka deklaruar të mërkurën lëvizjen Vëllazëria Myslimane si grup “terrorist”, njoftoi një Ministër i kabinetit, pas takimit të qeverisë.Kjo lëvizje e cila përkrah Presidentin e përmbysur Mohamed Morsi, sipas vendimit të sotëm, e ka të ndaluar të mbajë demonstrata dhe çfarëdo aktiviteti tjetër.Zëvendëskryeministri egjiptian Hossam Eissa u tha gazetarëve në Kajro se ky grup “terrorist” e ka të ndaluar me ligj që të organizojë protesta në të ardhmen.Vlorë, arrestohet pronari i furgonit që u kap me drogë të martën