Kim Jong Un: Lufta mund të shpërthejë pa paralajmërim

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kërkuar nga ushtria e vendit që të jetë në gjendje gatishmërie, duke thënë se lufta mund të shpërthejë “pa ndonjë njoftim paraprak”.Komentet e tij janë raportuar nga mediat shtetërore në Phenjan.Në lidhje me stabilitetin e regjimit të Koresë së Veriut ka pasur shqetësimë që kur Kim Jong Un ka urdhëruar ekzekutimin e burrit të hallës së tij dhe ish-mentorit politik, Jang Song-Thaek, muajin e kaluar.Të martën, një qendër kërkimore në Shtetet e Bashkuara ka thënë se imazhet satelitore tregojnë shenja  që po punohet në reaktorin bërthamor Youngyon.Ky i fundit është mbyllur në vitin 2007, si pjesë e një marrëveshjeje ndërkombëtare, e cila synonte kufizimin e aftësisë së Koresë Veriore për të prodhuar armë bërthamore.Koreja e Veriut ka kryer tre teste të suksesshme bërthamore, të fundit në muajin shkurt.