Krishtlindjet dhe Viti i Ri, Kryeministri Rama në familjen e Aleks Nikës
Si në çdo në prag Krishtlindjesh, pas humbjes së Aleks Nikës, Kryeministri Edi Rams sëbashku me bashkëshorten e tij Linda edhe këtë vit kanë qenë në shtëpinë e dëshmorit të 21 janarit. Një pritje e ngrohtë nga familjarët të cilëve ende nuk u janë tharë lotët dhe ku dhimbja është pjesë e të përditshmes së tyre.Moment i veçantë për vajzat e vogla të Aleks Nikës, ishte hapja e dhuratave për të cilat Rama dhe bashkëshortja e tij ishin kujdesur që të ishin pranë dëshirave të vogëlusheve.Në një atmosferë feste, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja Linda kanë përcjellë për familjen Nika urimet më të sinqerta për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.Aleks Nika është një prej 4 të rënëve në 21 janar 2011 në protestën e zhvilluar në bulevardin Dëshmorët e Kombit.