“Mery Christmas” kap 1 ton kanabis, bllokohet edhe gomonia që do e çonte në Itali
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Dhjetor 2013, 10:00
Policia e Vlorës ka sekuestruar rreth 1 ton hashash. Burime nga policia e qytetit bregdetar bëjnë me dije se lënda narkotike është kapur gjatë një operacioni antidrogë në Orikum.Sipas informacioneve, gjatë operacionit janë sekuestruar edhe 2 mjete lundruese në të cilat u gjet droga.Nuk dihet ende nëse nga operacioni ka persona të arrestuar dhe për destinacionin e lëndës narkotike.Pritet që policia e Vlorës të dalë në një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje për operacionin.