Besimtarët festojnë Krishtlindjet, Nishani: Më shumë solidaritetit me njëri-tjetrin
Kryeqyteti është përfshirë nga atmosfera festive, të cilën e ndjen kudo. Të krishterët janë në pritje të respektimit të riteve fetare, por edhe ata që nuk i përkasin kësaj feje e konsiderojnë natën e sotme një moment të mirë për tu mbledhur me familjen e për kaluar çaste të bukura për të reflektuar e për të përcjellë më shumë dashuri e afrimitet. Bashkia e Tiranës ka bërë organizimet e saj për këtë festë, ndërsa objektet e kultit kanë hapur dyert e pritja kulmon me meshën e mesnatës, atëherë kur Krishti Lind.Atmosfera festive ndihet me shume se kurre tani qe jemi vetem pak ore larg nates se madhe te Krishlindjeve. Te gjithe i ka perfshire emocioni i festave te fundvitit duke bere keshtu organizime te ndryshme per te kaluar bukur.Pregatitjet i jane dukur me mire se kurre me pare qytetareve te cilet kane mbushur rruget e kryeqytetit. Ata shprehen te kenaqur madje theksojne se dhe pse jo te krishtere do ta festojne me endje festen e Lindjes se Krishtit.Nje vemendje te veçante i ka kushtuar edhe pushteti lokal, ku drejtori i aktivitetit te arteve, Arben Skenderi, eshte shprehur se eshte punuar shume qe kjo jave festive te kenaqe te gjithe grupmoshat.Nderkohe ne Katedralen e Shen Palit njerezit kane qene me te paket ne numer pasi te gjithe presin te shenoje ora 24:00, ku dhe do te mbahet mesha e çdo fundviti.Me rastin e kësaj feste të shënuar për besimtarët e krishterë dhe ortodoksë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në një deklaratë për mediat ka uruar të gjithë besimtarët shqiptarë, duke u uruar më shumë paqe e mirësi me njëri-tjetrin.“Gëzuar këtë festë të madhërishme që ngroh zemrat, ndriçon shpirtrat, kthjellon mendjet. Krishtlindjet, duke qenë festë e Ringjalljes, janë vetvetiu edhe festë e shumëçkaje tjetër që Ringjallja nënkupton dhe përcjell; festë e urtësisë, mirësisë, mirëkuptimit, afrimit, pajtimit, paqes, gjallërisë, zbukurimit dhe begatimit të jetës. Festa e Krishtlindjeve këto i arrin përmes evokimit të virtyteve më të larta njerëzore; dashurisë, mëshirës, respektit, mirësjelljes, qytetarisë”.Nishani në fjalën e tij ka theksuar, se, tradita e vyer historike dhe kulturore e harmonisë, tolerancës dhe bashkëjetesës fetare na mëson të mbështetemi tek mirëkuptimi, besimi, bashkëpunimi dhe ndjenja e solidaritetit me njëri-tjetrin.“Kjo festë e shenjtë, na jep rastin të dëshmojmë se detyrimet e pashmangshme njerëzore nuk i harrojmë por i kujtojmë. E jo vetëm i kujtojmë, por edhe i zbatojmë.Të tilla detyrime, që përmes kësaj feste kujtojmë dhe ripërtërijmë, janë mes tjerash; Ndjeshmëria ndaj njerëzve fatkeqë dhe në nevojë; obligimet ndaj të moshuarve, përkujdesjet ndaj të sëmurëve, të braktisurve; mëshira për të vobektit dhe gatishmëria për t’i ndihmuar ata dhe të tjerët të ndjehen njerëz si gjithë njerëzit, etj. Për të gjitha këto, na duhet shumë punë, që patjetër duhet t’i kryejmë, dhe shumë sakrifica, që patjetër duhet t’i vuajmë. Se vetëm ashtu do dëshmojmë para vetes dhe Krijuesit, se jemi njerëz dhe mëshirën e Tij e meritojmë.Urimet më të sinqerta për një krishtlindje të kthjellët, të begatë, dhe shpresëdhënëse për të gjithë.Gëzuar!”Krishtlindjet në botëFesta e Krishtlindjeve kremtohet prej disa shekujsh në të gjithë botën, ndërsa mënyrat kanë qenë nga më të ndryshmet, sikundër janë edhe interpretimet që në kohët e lashta për këtë festë. Në Persinë antike, solstici i dimrit celebronte duke kënduar himnin që tregonte lindjen e botës. Në Aleksandri ajo pati shprehjen më të plotë, para epokës kristiane, në festën e madhe të lindjes së Horus. Në Romën pagane të njëjtën domethënie kishin festat e dimrit që celebroheshin dy ose tre shekuj para lindjes së Krishtit, të njohura me emrin Saturnali ose festat e Saturnit. Saturnalet romake kishin filluar më 19 dhjetor dhe zgjateshin deri më 25 dhjetor. Ishin festa gëzimi, ripërtëritjeje, shprese për të ardhmen dhe në këtë rast ribëheshin kontratat bujqësore.Në Romë, nga vitet 243 e 366 pas Krishtit, miq dhe kushërinj shkëmbenin urimet e para për të festuar “dies natalis” (ditën e lindjes së Krishtit) në një natë të ftohtë dimri. Urimet shoqëroheshin me shporta frutash, ëmbëlsirash dhe dhuratash të çfarëdolloj tipi sepse lindja e Jezusit dhe përvjetori i ngjitjes në fron të perandorit bëheshin simboli i një begatie që duhet të kishte vazhduar për të gjithë vitin. Rreth 1800 ky rit gjeti personifikimin e tij në një plak të fortë me mjekër të bardhë, rezident në Polin e Veriut, që i ndihmuar nga “gnomi”(personazh përrallash) të shumtë, bënte lojëra për t i shpërndarë si dhurata në natën e Krishtlindjeve, me ndihmën e një slite të tërhequr nga drerë fluturues dhe duke kaluar nga oxhaqet e shtëpive. Personazhi i vërtetë që u vesh me magji. Bëhet fjalë për Shën Nikollën.Lindur në Patara, në Turqi, nga një familje e pasur, në shekullin e IV u bë peshkop i Myra-s dhe mori pjesë në Koncilion e Niceas në vitin 325. Kur vdiq, eshtrat e tij u vendosën në Myra, deri në 1087 kur u morën nga një grup kavalierësh italianë të hequr si tregtarë dhe u dërguan në Bari dhe në çdo kohë e survejonin natën sepse do të bëhej mbrojtësi i shenjtë i qytetit. Në versione të tjera, Nikola i shpërndante ëmbëlsira të gjitha familjeve dhe ata e lënë dritaren hapur sepse San Nikola vjen dhe ikën nëpërmjet dritares. Në kohët e sotme San Nikola njihet si Babai i Krishtlindjeve dhe për një periudhë kohe në vendin tonë, është njohur si Babagjyshi i Vitit të Ri, ashtu njihet dhe sot. Krishtlindja, festa për nder të lindjes së Krishtit, eshte nje nga festat me te dashura dhe kryesore te kristianizmit. Krishtlindja është festa që kremtohet nga e gjithë bota e krishterë për nder të lindjes së Jezu Krishtit.Dita e lindjes së Jezu Krishtit është dhe dita e parë e dymbëdhjetëditëshit të festimeve, që nga data 25 dhjetor deri në 6 janar, kur dhe është festa e Theofanise. Si simbole të këtyre festave njihet prezepeja (simbolikisht stalla ku lindi Jezu Krishti) dhe pema e vitit të Ri, e cila zbukurohet me sende dhe dhurata nga më të ndryshmet.Pema e KrishtlindjevePema e Krishtlindjeve është një traditë që vjen nga kohët pagane, e mbërritur në epokën antike dhe mesjetare e në vazhdim, u asimilua edhe nga krishterimi. Mes referimeve historike, një shkrim të vitit 1570 tregon se pema dekorohej me mollë, arra dhe me lule prej letre. Qyteti i Rigas është mes atyre qyteteve, që cilësohet si një nga selitë e para të pemës së Krishtlindjes në histori. Para kësaj shfaqjeje “zyrtare” të pemës gjendet edhe një lojë fetare mesjetare, e cila kremtohej në Gjermani më 24 dhjetor; ajo quhej “loja e Adamit dhe Evës”. Sheshet dhe kishat mbusheshin plot me pemë frutore, si simbole të begatisë, për të rikrijuar imazhin e parajsës ne te kohe.Më pas, këto pemë frutore u zëvendësuan me bredhin, pasi ka një domethënie më magjike për popullin. Bredhi ka mbi të gjitha dhuntinë e të qenit përherë i gjelbër, dhunti që, sipas traditës, i jepet pikërisht nga Jezusi, si falënderim që kjo pemë e mbrojti, kur ndiqej nga armiqtë. Ndërsa përdorimi i qirinjve në rrënjët e bredhit nisi në shek. XVIII-të. Për shumë kohë, tradita e përdorimit të bredhit mbeti tipike për krahinat veriore mbi lumin Ren. Katolikët e konsideronin si një traditë protestante.Ishin zyrtarët prusianë, që pas Kongresit të Vjenës, e përhapën këtë traditë në vitet pasardhëse. Në Vjenë, pema e Krishtlindjes u shfaq në vitin 1816, me kërkesë të princeshës Henrietta von Nassau-Weilburg, dhe në Francë më 1840, nga dukesha e Orleans-it. Në fillim të viteve 1900 pema e Krishtlindjes njohu një sukses më të madh, duke hyrë gradualisht në të gjitha shtëpitë, si dhe duke u kthyer në simbolin më të përhapur në nivel planetar.