Burrel, zjarr në një magazinë me bimë mjekësore
Nje magazine dy kateshe, brenda te ciles ndodhej nje sasi e konsiderueshme bimesh medicinale eshte perfshire nga flaket, nderkohe qe forcat e repartit zjarrefikes te Burrelit jane perballur per nje kohe te gjate me gjuhet e flakeve dhe per shuarjen e tyre.Ngjarja eshte shenuar ne lagjen “Partizani” te qytetit te Burrelit, ku zjarri i rene ne magazine eshte perhapur me shpejtesi te madhe duke shkrumbuar gjithçka i ka dale perpara.Menjehere ne vendgjarje kane shkuar forcat e zjarrefikeses, te cilat fillimisht kane izoluar zonen me qellim mbajtjen nen kontroll te flakeve , te cilat kercenonin edhe banesat rreth kesaj magazine.Ne ndihme te tyre ka shkuar edhe automjeti i zjarrefikeses se Bulqizes,te cilet kane nderhyre per neutralizimin dhe shuarjen perfundimtare te zjarrit.Ende nuk dihen shkaqet qe shenuan kete vater zjarri, apo demi material i shkaktuar,nderkohe qe nuk raportohen deme ne njerez.