Festat “sjellin” emigrantët, fluks në pikat e hyrjes nga Greqia dhe Italia
Pavarësisht kthimit të emigranteve me rastin e festave të fundvitit ,situata pranë pikave kufitare të vendit tonë është paraqitur normale dhe nuk janë shënuar rradhë të gjata.Në pikën kufitare të Kakavijës, më e madhja në jug të vendit mësohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 4860 shtetas dhe 1250 mjete,ndërkohë që kanë dalë 2350 persona me 800 automjete. Në këtë pikë kufitare është punuar me 4 sportele ndërsa nga ana e doganës greke me 2 sportele.Pika tjetër kufitare në Korçë, Kapshtica, ka rregjistruar 6400 shtetas të cilët kanë hyrë në Shqipëri me 1670 mjete, ndërsa kanë 1700 persona me 470 mjete. Edhe në këtë pikë pavarësisht fluksit lëvizja e emigrantëve është kryer normalisht dhe pa probleme.Pranë portit të qytetit të Vlorës,sipas të dhënave bëhet me dije se gjatë kësaj jave në Shqipëri kanë hyrë 3600 shtetas, numër ky, më i vogël krahasuar me vitet e mëparshme.Pritet që numri i emigrantëve të cilët kthehen me rastin e festave të ndryshojë në ditët në vijim ku priten të kthehen edhe më shume emigrante. Aktualisht në këtë port po punohet me 9 sportele duke krijuar lehtësi në lëvizjen sa më të shpejtë të emigrantëve.Ndërkohë në portin më të madh të vendit,në Durrës nga statistikat e marra bëhet me dije se gjatë 24 oreve te fundit kane hyre ne vendin 2400 shtetas ne nje kohe qe prej dt 16 prane saj jane rregjistruar 25 mije persona te cilet kane hyre ne shqiperi nepermjet ketij porti.Pavaresisht shifrave edhe ne kete port nuk jane shenuar probleme pasi po punohet me numrin maksimal te sporteleve.Futja ne efiçencë e terminalit te ri eshte nje tjeter arsye e cila ka evituar rradhet dhe problemet per kalimin sa me te shpejte te emigranteve, te cilet kthehen ne Shqiperi me rastin e festave te fundvitit.