Mbarështimi i bagëtive të imëta, rriten kërkesat në qëndrën e transferimit blegtoral
Interesi per mbareshtrimin e bagetive te imeta, ka rritur edhe kerkesat ne qendren e transferimit te teknologjive blegtorale ne Korçe. Sipas drejtorit te kesaj drejtorie, Agim Çili, interesimi vjen nga te gjitha rrethet e Shqiperise.Ne qendren e transferimit te teknologjive blegtorale sipas Çilit vitet e fundit po tregohet nje vemendje e veçante per mbareshtrimin e racave autoktone ne zhdukje siç jane: delja lare e Polisit dhe delja shkodrane.Fale nje fondi te akorduar nga Ministria e Bujqesise me vleren e 40 milione lekeve te reja, eshte bere e mundur blerja e ketyre racave ne rrezik zhdukje dhe po behet mbareshtrimi i tyre.Gjithashtu nga ana e kesaj qendre jane marre te gjitha masat per perballimin e sezonit te dimrit. Jane vene ne dispozicion personeli i nevojshem si edhe eshte siguruar baza ushqimore deri muajin mars,kohe kur nis edhe kullotja e tyre. Kjo qender transferimi e teknologjive blegtorale eshte e vetmja ne vendin tone.