Festë dhe në komunën me minoritarë grekë, ndizet pema e Vitit të Ri
Për herë të parë hyn ne traditë ndezja e pemës së Vitit të Ri në njërën prej Komunave ku jeton numri me i madh i minoritareve greke. Eshtë komuna e Dropullit të Sipërm ne Gjirokaster, ajo që ka organizuar dekorimin e një sërë fshatrash me rastin e festave të Krishtlindjes e Vitit të Ri.Ndezja e pemëve ka nisur që nga fshati kufitar me Greqine, Kakavije për të vijuar në Jorgucat, Vrisera dhe kulmuar me dekorimin e fshatit më të madh te Dropullit te Siperm, Bodrishte. Ndezja e pemes eshte shoqëruar me nje urim qe kryetari i kësaj Komune i ka drejtuar te gjithë banorëve të komunitetit.Po kështu ndezja e pemës është bërë dje edhe në Gjirokaster nga kreu i bashkisë, Flamur Bime. Të pranishëm kanë qenë personalitete të qeverisjes vendore dhe qendrore, ndërsa zyrtarizimi i festimeve te fundivitit është shoqëruar edhe me nje koncert festiv organizuar nga bashkia Gjirokaster.