Sinjalistika rrugore në Laç, normalizohet situata mbi parkimet e mjeteve

Si asnjehere me pare duket se ne qytetin e Laçit eshte vendosur rregull mbi menyren e parkimit te automjeteve, drejtuesit e te cilave deri me dje nuk kane zbatuar kurrefare rregulli.Policia rrugore ne bashkepunim edhe me Bashkine e Laçit kane vendosur sinjalistiken horizontale ne te gjitha rruget e Laçit duke saktesuar vendet ku duhet te parkohen automjetet, duke eleminuar ne kete menyre kaosin qe mbizoteronte prej vitesh ne bulevardet dhe sheshin kryesor te ketij qyteti,i cili shenon nje numer te larte automjetesh bazuar ne numrin e banoreve qe ka.Unaza e qytetit, ka qene zona me problematike, ku automjetet i gjeje te parkuara edhe ne trotuare duke shenuar pengesa ne levizjen normale te qytetareve, te cilet e kane pershendetur kete nderhyrje.Njekohesisht nga ana e policise se qarkullimit rrugor behet me dije se masat administrative nuk do te mungojne per kundravajtesit dhe kontrollet do te jene te shpeshta,menyre kjo per te vendosur rregull dhe normalitet ne rruget e qytetit te Laçit.