Ashton "shpërblen" Serbinë, rekomandon hapjen e negociatave me BE
Shefja për politikë të jashtme në BE, Catherine Ashton sot, para shefave të diplomacive të vendeve të BE do të raportojë se Serbia ka plotësuar të gjitha kushtet për fillimin e negociatave."Ashtu siç kam bërë edhe në qershorin e shkuar dhe ashtu siç tregon ky raporti, sot ju ftoj të pranoni se Serbia i ka përmbushur të gjitha pikat thelbësore të Marrëveshjes së Prillit (të Brukselit)”, shkruhet në fjalimin që Ashton e ka përgatitur për takimin e sotëm të Këshillit për Punë të Përgjithshme në Bruksel sipas Tanjug."Nëse e aprovoni këtë konstatim, shpresoj se do të jemi dakort edhe që konferenca e parë ndërqeveritare zyrtarisht të hapet me Serbinë deri janarin e vitit 2014", porosit Ashton.Në dokumentin pesë faqesh në të cilin përshkruhet përparimi në zbatimin e Marrëveshjes së parë për normalizim marrëdhëniesh Beograd–Prishtinë në detaje përshkruhet e gjithë ajo që është arritur deri më tani në shumë fusha, filluar nga mbajtja e zgjedhjeve lokale deri te policia e funksionimi i vendkalimeve të integruara kufitare (IBM).Lidhur me gjyqësorin, Ashton ka thënë se "ka mjaft punë rreth gjykatës në rajonin e Mitrovicës dhe se do të caktohet numri i saktë i kuadrove gjyqësore në atë gjykatë”."Në Kosovë do të ekzistojë një Gjykatë supreme dhe një e Apelit e në Mitrovicë një Gjykatë themelore dhe një prokuror themelor në të cilin kuadrot gjyqësore serbe do të integrohen përgjithmonë në gjyqësinë kosovare", shkruan në raport Ashton."Nga kjo që u tha, është qartë se Serbia ka përmbushur të gjitha detyrimet kryesore, sidomos me atë që ka pranuar edhe një prokuror themelor për rajonin e Mitrovicës”, ka thënë Ashton."A do të thotë kjo se puna është kryere e rasti është mbyllur? Natyrisht se jo”, ka thënë Ashton dhe ka konstatuar se normalizimi nuk mund të bëhet brenda natës dhe se duhet kohë që të realizohet e tërë Marrëveshja."Do të vazhdoj që me të dy palët të punoj në zhvillimin e mëtejmë të këtij procesi, thotë Ashton, fund të këtij raporti.Lidhur me pushtetin e gjyqësorit, sot në Bruksel takohen grupet e ekspertëve të Kosovës e të Serbisë. Ndërkohë që po sot do të jetë edhe përgjigjia përfundimtare për datën e fillimit të negociatave BE-Serbi.