Samarxhic: Kosovën ia falëm shqiptarëve

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) Slobodan Samarxhic, ka vlerësuar se qeveria serbe me ritëm të shpejtuar po ua dorëzon Kosovën shqiptarëve, në këmbim të marrjes së datës të negociatave për anëtarësim në BE.“Para syve tanë, Qeveria e Serbisë po përpiqet të kontrabandojë disa vendime, duke prezantuar si vendime rutinë, e në fakt ajo shumë mirë dhe me vendosmëri po ia dorëzon Kosovën shqiptarëve. Krejt këtë po e bën për shkak të marrjes së datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, të cilat do të zgjasin me decenie, kështu që Qeveria po e falë Kosovën”, tha Samarxhiç, citojnë mediat serbe.Sipas tij, me fillimin e aplikimit të pagesave në vendkalimet kufitare në Jarinë dhe Bërnjak, Kosova ia ka dalë të vendos kufirin me Serbinë, sipas parimeve për Menaxhimin e Integruar të Kufirit dhe sipas parimeve të Qeverisë së Serbisë.“Tani është e qartë se pse Qeveria e Serbisë nuk ia lejoi Gjykatës Kushtetuese që të shqyrtojë këto ligje, sidomos këtë që ka të bëjë me vendkalimet administrative”, tha Samarxhic.