Biznesi: Tatimet po na terrorizojnë. "Alarm" sjell diferencimin ndaj subjekteve

Në takimin e zhvilluar ditën e djeshme mes përfaqësuesve më të lartë të opozitës dhe atyre të biznesit vendas u ngrit shqetësimi se biznesi i vogël po terrorizohet nga ana e task forcës së tatim-taksave , në mënyrë të padrejtë.Edhe pse në qëndrimin e tij në lidhje me këtë problem kryeministri Edi Rama mohoi të ketë ndodhur një gjë e tillë dhe biznesi të jetë i terrorizuar, e vërteta është se ekziston një lloj diferencimi te kontrolli që bëhet nga një biznes tek tjetri dhe po në të njëjtën mënyrë kryhet dhe evasion fiskal.Emisioni “Alarm” ka investiguar aktivitetin e disa bizneseve të vogla të cilat ndodhen brenda institucioneve më të larta shetërore, Ministri apo Drejtori të rëndësishme në varësi të tyre dhe ka zbuluar se pas çdo shërbimi të marrë aty, apo malli të blerë nuk jepet kupon tatimor.Gazetarët e “Alarm” kanë qenë prezent në Ministrinë e Shëndetësisë, atë të Transportit por edhe të Mirëqenies dhe Rinisë ku edhe pse gjithçka u pagua me para në dorë, në asnjë rast nuk u lëshua asnjë faturë e thjeshtë.Në lidhje me këtë problem gazetarët e “Alarm” zhvilluan dhe një takim me drejtoreshën e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Brisida Shehaj, e cila mori përsipër angazhimin e saj në hetimin e këtij problemi.Tashmë Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është vënë në djeni edhe përmes një shkrese zyrtare dhe pritet që brenda pak ditësh të mbajë dhe një qëndrim publik.