Protestë kundër paketës fiskale, shoqëria civile mbledh qytetarët para Kryeministrisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Dhjetor 2013, 08:38
Shoqëria civile ka protestuar para Kryeministrisë për të kudërshtuar buxhetin 2014 dhe paketën e re fiskale.Protesta u bë për shkak të taksës progresive, rritjes së çmimit të karburantëve dhe rritjes së mundshme të çmimit të autobusave urban. Organizatorët e quajtën një mashtrim të Kryeministrit Rama, farsa e të cilit nisi që në fushatën elektorale.Organizatorët thanë se protestat janë të shoqërisë civile dhe jo poltike, duke bërë thirrje që këto protesta të vazhdojnë edhe në ditët që vijnë.