Berisha thirrje për protesta: E drejtë qytetare të ngrihemi kundër rrënimit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Dhjetor 2013, 12:30
Në syrin e ish-kryeminsitrit Sali Berisha, buxheti dhe paketa e re fiskale krijon një sistem piramidal në ekonominë e vendit, të ngjshëme me atë të vitit 1997. Në këto kushte, sipas tij vetëm protesat popullore mund ta ndalin këtë revansh.
Në tryezën konsultative, teksa dëgjoi ankesat e shtresave në nevojë për buxhetin, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kishte një përgjigje për takimin e kryeminstrit me qytetarët, ku sipas tij nuk dëgjoi asnjë mendim prej tyre, dhe nuk dha asnjë shpjegim për të qetësuar shpirtrat e trazuar të qytetarëve.
"Sot kryeministri ka harxhuar dy orë të kohës së tij që e paguajnë taksapaguesit shqiptar në një lulishte të parkut të liqenit në një monolog ku ishin ftuar disa pensionistë të orët e hershme të mëgjesit vetëm për ta dëgjuar dhe jo për të dhënë mendimin e tyre. Dhe ajo që tha është pak a shumë që fajin e ka opozita dhe që opozita gënjen. Tani duhet t`i them këtu në emër të opozitës se në qoftë se shqetësimet që ne ngremë për efektet shkatërrimtare që ky buxhet do të ketë në mirëqënien e shqiptarëve. Nëqoftëse se këto që themi ne janë të pavërteta, ne do të jemi njerëzit më të lumtur në Shqipëri. Madje po i lutemi sot Zotit që këto të jenë të pavërteta. Ne duam që kryeministri dhe qeveria e tij të na përgënjeshtrojnë dhe buxheti për vitin 2014 të jetë një nga buxhetet më historik për Shqipërinë dhe këtu është ndryshim mes rolit tonë dhe opozitës së mëparshme. Në jemi opozitë, e pranojmë rolin si opozitë dhe si opozitë duam më të mirën për vendin dhe për qytetarët e këtij vendi” tha Basha.