DASH mbështet Shqipërinë për integrimin në BE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Meri Harf tha se Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara për të ndihmuar të gjitha ato vende që ndjekin aspiratat e tyre euro-atlantike, përfshirë Shqipërinë dhe Maqedoninë.“Në shohim përpara, për ditën kur këto vende do të integrohen tërësisht në institucionet evropiane, që nga ana tjetër do të thellojnë marrëdhëniet tona të bashkëpunimit me ta” tha Harf.Gjithashtu ajo përshëndeti vendimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për filluar negociatat e pranimit me Serbinë në janar të 2014.“Vendimi përligj punën e madhe të qeverisë së Serbisë në përmbushjen e kritereve të shteteve anëtare të BE-së. Ne do të vazhdojë të mbështesim përpjekjet e Serbisë për të vijuar me reformat e nevojshme për të vazhduar ndjekjen e saj të integrimit në BE ” theksoi zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Meri Harf.