Rama i “del përballë” opozitës: Propaganda e PD për taksat, frikë nga suksesi ynë

Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka vijuar edhe sot me shpjegimin nga afër të efekteve që do të sjellë paketa fiskale.Takimi është duke u zhvilluar në liqenin artificial dhe bashkë me kryeministrin janë edhe ministrat e Ekonomisë dhe Mjedisit, Arben Ahmetaj dhe Lefter Koka.Ndërsa akuzoi opozitën se po përhap panik dhe po gënjen për rritjen e taksave, Rama theksoi se taksat do të ulen për 95% të shqiptarëve që kontribuojnë për buxhetin e tyre.“Zhurma përpiqet të përçojë tek njerëzit një frikë nga një apokalips që na pret për shkak se çmimi i naftës do të shkojë në stratosferë, do rriten çmimet e bukës, ushqimeve, çmimet e çdo produkti, dhe në fund fare do të bëhet i papërballueshëm çmimi i jetesës, dhe Shqipëria do të bjerë në humnerë. Kjo është një përpjekje e dëshpëruar për të mjegulluar sa më shumë pamjen e publikut, mbi një serë ndryshimesh rrënjësore në kulturën e qeverisjes, në qasjen e qeverisë ndaj ekonomisë dhe ndaj financave, ekonomisë familjare dhe ekonomisë kombëtare, në kurajën e  qeverisë për ta parë në sy realitetin që na e kanë lënë ata që deri dje e zhytën Shqipërinë në borxhe, e zhytën Shqipërinë në papunësi, varfëri” tha Rama.Rama hodhi poshtë zërat, që rritja prej 10 lekë që ne i bëhet taksës së qarkullimit, do të sjellë rritjen e ushqimeve dhe rritje të përgjithshme mbytëse të çmimit të përgjithshëm të jetesës.“Kush flet, ata që kur morën administrimin e kësaj shtëpie e kishin 600 lekë çmimin e naftës dhe kur e lanë në prag të djegies e lanë 1800 lekë.  Për 10 lekë që shtohen, nuk ka asnjë impakt, por përkundrazi shtohen për të financuar shërbimin ndaj qytetarëve për mjedis më të pastër, sepse kjo është një taksë e vendosur qysh në krye të herës, dhe një taksë që në të gjitha vendet normale, ku dhe ne duam të shkojmë, i shërben mjedisit, pastrimit të ajrit, uljes së trafikut dhe shëndetit publik, dhe nuk shkon si barrë në xhepat e atyre që nuk marrin makinën për të bërë xhiro në bulevard apo në distanca shumë të shkurta, apo për të lëvizur, por shkon në xhepat e atyre që kanë mundësi.  Është një taksë që dekurajon lëvizjen me makinë nëpër qytet, në të mirë të shëndetit publik” shtoi më tej ai.Kryeministri Rama shtoi më tej se taksa mbi fitimin e kompanive të mëdha do të rritet, sepse fitojnë më shumë dhe do paguajnë më shumë.“Në asnjë mënyrë nuk do të rritet në përmasën që ishte. Ishe në letra 10%, por në fakt kompanitë e dinë shumë mirë që për xhepat e korrupsionit dhe nën shkopin e arbitraritetit paguanin më tepër. Mesatarja e tyre ne fund të vitit ishte 22%. Në realitet edhe për kompanitë do të ulet barra, pas do t’ju hiqet barra e korrupsionit” shtoi ai.Ahmetaj: S`do ketë rritje të çmimeveEdhe ministri i ekonomisë Arben Ahmetaj theksoi se e gjithë historia e rritjes së çmimeve nuk është e vërtetë.