Vlorë, gjykata shtyn për në 8 janar gjyqin ndaj Shpëtim Gjikës

Pavarësisht se Gjykata e Lartë vendosi që kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, të gjykohet në Tiranë, gjyqi ndaj kryebashkiakut vijon ende të zhvillohet në Gjykatën e Vlorës.Gjyqtarja e çështjes deklaroi se ende nuk ka ardhur njoftimi në Gjykatën e Vlorës për transferimin e dosjes "Gjika" në Tiranë.Seanca ishte parashikuar për ditën e sotme por është shtyrë për në datën 8 janar, pasi as kryebashkiaku Gjika dhe as avokati i tij Adrian Leka nuk janë paraqitur në seancë.Gjika do gjykohet në TiranëGjykata e Lartë ka vendosur që kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika, të gjykohet në Tiranë. Vendimi erdhi pas kërkesës së Prokurorisë së qytetit bregdetar, pasi ky qytet nuk ofronte kushtet për zhvillimin e një proçesi të rregullt gjyqësor.Kërkesa e akuzës, erdhi vetëm pak ditë pasi u zhvillua seanca e parë gjyqësore në Gjykatën e Vlorës. Në kohën kur brenda sallës së gjyqit ndodheshin të pandehurit, jashtë ndërtesës së kësaj Gjykatë dhjetra mbështetës të kryetarit të Bashkisë qëndruan në pritje të procesit.Të ndodhur në këto kushte dhe nga frika e ndonjë trazire apo ndikueshmërie tek gjyqtarja e çështjes, Prokuroria i kërkoi Gjykatës së Lartë që të transferojë dosjen.Kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika përballet me akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe ndërtimit të paligjshëm. Më konkretisht bëhet fjalë për objektin që ndodhet te vendi i quajtur “Tre racat”, ndërsa objekti i dytë ndodhet brenda territorit të portit.