Rihapet tregu rus, tregëtarët reagojnë pas ultimatumit të AKU

Rregullat zbatohen vetem ne qofte se ligji vepron.Shembulli me i mire ka ardhur nga tregetaret e merkates se Rusit ne qytetin e Shkodres, ku nje jave me pare Autoriteti i Kontrollit Ushqimor ne bashkepunim edhe me prefekturen, vendosen ta mbyllnin kete ambjent si pasoje e mungeses se kushteve higjenike ku ofrohej prane konsumatorit produkti i mishit.Ne keto kushte, tregetaret te cilet u tremben perballe faktit se do te humbsnin fitimet e festave te fundvitit, kane reaguar brenda me pak se 7 ditesh per te ndryshuar kushtet e ambjenteve. Kjo nisme u vleresua edhe nga Florian Pullazi, drejtor i menaxhimit te riskut si dhe prefekti i qarkut Paulin Radovani.Merkata e Rusit u mbyll pak dite me pare pas një aksioni te Task-Forces, per bllokimin e te gjitha subjekteve tregtare te mishit qe nuk plotësojnë kushtet higjeno- sanitare, duke iu nënshtruar bllokimit për 35 biznese, shumica e te cileve u rihapen diten e sotme.