Rama merr “OK” italian për statusin, Letta: Do provojmë të bindim skeptikët për votën pro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2013, 18:11
Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me kryeministrin italian Enrico Letta.Pas takimit, shefat e qeverive të të dy vendeve kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat.Kryeministri Italian Enrico Letta në fjalën e tij në këtë konferencë është shprehur pozitiv në lidhje me statusin e Shqipërisë në Bashkimin Europian duke siguruar homologun e tij shqiptar për mbështetjen e Italisë në këtë proçes.“Italia do të lobojë në favor të Shqipërisë, në mënyrë që të bindë shtetet e Bashkimit Europian që po bëjnë një lloj rezistence, për integrimin e Shqipërisë”, u shpreh Letta.Letta e ka quajtur një raport të konsoliduar atë mes dy vendeve, që do vijojë të forcohet jo vetëm këtu në Romë, por dhe në Tiranë së shpejti. Letta ka theksuar se për Italinë nuk ka asnjë dyshim mbi Statusin e Shqipërisë në BE, pasi për Italinë sot ekzistojnë kushtet që të kemi një rezultat pozitiv për Statusin."Folëm edhe për çështjen e integrimit të Shqipërisë. Për ne nuk ka asnjë dyshim, sepse për Italinë sot ekzistojnë kushtet që të kemi një rezultat pozitiv. Diskutuam format dhe modalitetet e punës për ditët që do vijnë dhe duam të bindim edhe vendet e tjera, që po bëjnë një lloj rezistence për integrimin e Shqipërisë. Familja europiane është një familje shumë e gjerë, e zgjeruar dhe kur të bëheni pjesë në BE ju do ta kuptoni, se ç’do të thotë. Ne dimë diçka për të. Ne do bëjmë një punë për t’i bindur. Jemi të bindur për këtë gjë. Ne e dimë që qeveria e Shqipërisë është e vendosur të vazhdojë në rrugën e reformave, sepse rruga e tyre është nga diktatura në demokraci dhe janë të nevojshme hapat, që janë në qendër të vëmendjes së qeverisë Rama.
Fola për temat e marrëdhënieve dypalëshe. Jemi vende mike, folëm për mundësitë, që në marrëdhëniet mes dy vendeve, në Puglia sot këtu për të paraqitur këto mundësi. Ne duam të ndihmojmë në këtë drejtim, se Shqipëria sot është një partner strategjik i Italisë dhe do punojmë në këtë drejtim brenda bashkëpunimit multilateral si TAP një infrastrukturë energjitike për ne fondamentale dhe isha në Baku muajin e kaluar për të finalizuar udhëtimin. Jemi shumë të kënaqur për këtë punë. Parlamenti ynë e ratifikoi dhe thamë që është pikë tjetër shumë e rëndësishme. Folëm për bashkëpunime të tjera në polici, për tema të tjera të lidhura me rajonin, Serbinë, Kosovën, për të cilat i kemi dhënë rëndësi shumë të madhe. Puna jonë së bashku do japë rezultate shumë të mëdha. Ju përgëzoj për punën që jeni duke bërë dhe drejt rrugës së Shqipërisë në BE", u shpreh kryeministri Italian.Ndërsa kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë fjalës së tij, falenderoi homologun e tij për mbështetjen që Italia i ka dhënë gjithmonë Shqipërisë."Falemnderit për mbështetjen që Italia i ka dhënë gjithmonë Shqipërisë drejt BE. Edhe ministres Bonino që ka dhënë rezultat në punën e saj, rezultat që do jetë ai i Statusit. Po presim me durim edhe ndonjë shtet anëtar, që ka ende një pozicion meditues për Shqipërinë, që të hedhë hapin e duhur drejt këtij konsensusi e t’i japë Shqipërisë atë që meriton. Do t’i jepte shoqërisë atë stimul të nevojshëm për reformat ë tjera. Të vizitoj Italinë është gjithmonë kënaqësi e veçantë. Por këtë herë vizitë në ndërmarrjet italiane në Puglia, një rrugë që do vazhdojë edhe në janar. Ky është mesazh i fortë dhe i qartë se Shqipëria është e gatshme të presë investime të reja italiane me kushte që unë besoj se për to do jenë optimal.