“Krimi” përplas Tahirin me Nokën, ministri: PD partia e vetme që shpik të vrarë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Dhjetor 2013, 16:31
Rritja e kriminalitetit ne vend ka sjelle debate te ashpra ne seancen plenare. Ministri i Brendshem Sajmir Tahiri, ka akuzuar ashper opoziten, ku sipas tij ashtu siç nuk ka njohur historia po fabrikohen shifra te rreme, duke bere me çdo kusht njerez te vdekur.
Por ish- Ministri i Brendshem, Flamur Noka, tha se policia e shtetit ka degraduar, duke mos arritur te vendosë rend ne lagjen e vete Ministrit apo te mbroje dhe shoket e tij.
Partia Demokratike ne vazhdimësi ka akuzar Ministrinë e Brendshme se nuk ka ne kontroll kriminalitetin. Sipas tyre vetem ne muajn nentor, ne vend jane shenuar rreth 700 krime te ndryshme.