Ambasadori i Katarit në Ora News, vizitë në gjitha studiot e vlerësim për suksesin

Ambasadori i Katarit Yousuf Hassen AL- Saai ka qënë diplomati i rradhës që ka shprehur interes të veçantë për të vizituar RTV Ora News.Përfaqësuesi i Emirit të Katarit në vendin tonë është pritur në ambientet e Ora News nga presidenti Ylli Ndroqi dhe i gjithë stafi drejtues, duke i ofruar një mundësi të plotë për të parë nga afër çdo hapësirë nga ku lajmi transmetohet për të gjithë shqiptarët, por edhe për të huajt që kanë interes për Shqipërinë.Ambasadori është njohur nga afër me të gjithë studiot dhe programet e Ora News, ku ka mbetur i impresionuar nga investimi serioz mediatik.Pas vizitës tashmë e kthyer në traditë një bisedë miqësore me stafin në rezidencën e presidentit të RTV Ora News zotit Ylli Ndroqi ku janë shkëmbyer pikpamje interesante rreth marëdhënieve mediatike dhe jo vetëm mes dy vendeve tona.Ambasadori Yousuf Hassen AL- Saai është ndalur edhe në ambientet e Channel One, ku ka parë nga afër punën dhe investimet e jashtëzakonshme në këtë TV të ri, por me ambicie të mëdha në tregun mediatik shqiptar.