Kodheli: Korrupsioni në MM në nivele shqetësuese, e paparanueshme si vend i NATO-s

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, ne nje interviste per Deutsche Welle-n, ka folur mbi padine ndaj ish -ministrit Arben Imami, ku thekson se ka ardhur në pushtet me votat e 1 milion shqiptarëve për ta drejtuar këtë vend dhe jo për tu marrë me gjueti shtrigash, siç pretendohet nga ana e opozites.Qeveria Rama, thekson ne interviste, Ministrja Kodheli, ka marre te gjitha pergjgjegjesite per ta çuar përpara këtë vend, por korrupsioni është një gangrenë dhe një sëmundje që ka shtrirë tentakulat, kthetrat në çdo qelizë të shoqërisë shqiptare dhe duhet të vinte një ditë që këtij korrupsioni ti thuhej stop.Sipas saj korrupsioni në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në forcat e armatosura kishte mbërritur në nivele kaq shqetësuese sa kjo ishte bër një shqetësim i madh edhe për Shqipërinë si vend i NATO-s. Por ajo thekson se lufta kundër korrupsionit nuk filloi me kallzimin penal ndaj ish-ministrit Imami, por ka filluar që me ndryshimin e kreut të forcave të armatosura të Repubikës së Shqipërisë, i cili është zëvëndësuar një muaj më parë.Ajo pohon se si Ministre e Mbrojtjes, një nga detyrimet ligjore përtej drejtimit, menaxhimit të Ministrisë dhe çuarjes përpara të gjithë punëve të kësaj Ministrie ka qenë edhe evidentimi i rasteve të abuzimit me pushtetin dhe të abuzimit me paratë e taksapaguesve shqipëtarë, dhe ne kete rast sipas saj rastet e abuzimit ne kete dikaster jane te shumta dhe kjo faktohet nga inspektorët dhe audituesit e brendshem.Ministrja Kodheli nuk eshte e sigurte nese ish-ministri Imami, ka qenë në dijeni të të gjitha keqpërdorimeve dhe abuzimeve qe pretendohen nga qeveria, por paverësisht kesaj ajo thekson se Ministria është përgjegjëse përpara ligjit dhe padyshim që përgjegjës moral për çdo gjë që ndodh në dikaster është ai që e drejton.Ne intervisten per Deutsche Delle-n, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka komentuar dhe "jo" e Kryeministrit per shkaterrimin e armeve kimike. Sipas saj Shqipëria dhe çdo vend tjetër anëtarë ose jo i NATO-s duhej ti përgjigjej pozitivisht këtij proçesi për aq kohë sa ky proçes nesër, të qënit të armëve kimike në duar qoftë të regjimit apo qoftë të rebelëve mund të sillte pasoja akoma më katastrofike, sesa ato të cilat ne kemi parë.